U përpoq të rrëmbente avionin, vritet nga një pasagjer

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 08:04 | Bota

U përpoq të rrëmbente avionin, vritet nga një pasagjer

Një shtetas amerikan u vra në përpjekje për të rrëmbyer një aeroplan të vogël pasagjerësh në Belize, duke plagosur dy persona në bordin e avionit.

Në bordin e avionit ndodheshin 14 pasagjerë. Burri, i identifikuar si Akinyela Saëa Taylor, fillimisht i kërcënoi të gjithë me thikë dhe më pas sulmoi dy prej tyre, një të cilin e goditi pas shpine.

Më pas ai urdhëroi pilotin që ta nxirrte jashtë vendit, por u qëllua në gjoks nga një pasagjer tjetër, i cili hapi zjarr me pistoletën e tij.

Pasi fluturoi mbi bregdetin pranë qytetit të Belize, pothuajse pa karburant, avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Philip Goldson.

Taylor u shpall i vdekur në një spital lokal dhe pasagjeri i goditur me thikë është në gjendje kritike. Policia ka hapur një hetim mbi motivin e rrëmbimit, me komisionerin e policisë së Belizesë, Chester Ëilliams, duke thënë se Taylor, i cili besohet të jetë një veteran lufte, i ishte refuzuar më parë hyrja në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos