Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit të nënshkruar nga 25 vende për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka reaguar ministria e Jashtme e Izraelit.
“Izraeli hedh poshtë deklaratën e një grupi vendesh, sepse është e shkëputur nga realiteti dhe i dërgon mesazhin e gabuar Hamasit, që e filloi këtë luftë dhe po e zgjat atë dhe është pala e vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim", lexohet në deklaratë.
Sipas Ministrisë së Jashtme izraelite "ekziston një propozim konkret për një marrëveshje armëpushimi: Izraeli i ka thënë vazhdimisht po këtij propozimi, ndërsa Hamasi refuzon me kokëfortësi ta pranojë atë. Në një moment kaq delikat në negociatat në vazhdim, është mirë të shmangen deklarata të tilla."
"Të gjitha deklaratat dhe pretendimet duhet të drejtohen ndaj palës së vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi: Hamasit, i cili e filloi këtë luftë dhe po e zgjat atë", thuhet në deklaratën e postuar në X.
"Në vend që të pranojë një armëpushim, Hamasi është i angazhuar në një fushatë për të përhapur gënjeshtra për Izraelin. Në të njëjtën kohë, Hamasi po vepron qëllimisht për të rritur fërkimet dhe dëmet ndaj civilëve që mbërrijnë për të marrë ndihmë humanitare."
Sipas ministrisë izraelite, deklarata e vendeve europiane nuk përqendron presionin mbi Hamasin dhe nuk njeh rolin dhe përgjegjësinë e tij në situatë.
“Hamasi është përgjegjës vetëm për vazhdimin e luftës dhe vuajtjet nga të dyja palët."
(A2 Televizion)