Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori një shënim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ku thuhej se një marrëveshje për Gazën është "shumë afër".
Gjatë një konference së bashku me prokuroren e përgjithshme Pam Bondi, Trump njoftoi i pari se një marrëveshje midis Gazës dhe Hamasit është gati.
Në letrën e Rubios thuhej se: "Na duhet miratimi juaj së shpejti për një postim në Truth Social, në mënyrë që të jeni i pari që do të njoftoni marrëveshjen".
Konkretisht, shënimi shkruhej në anglisht: “Shumë afër, na duhet të miratoni së shpejti një postim në rrjetet sociale të Truth-it, në mënyrë që të mund të njoftoni marrëveshjen i pari”.
Trump dëshiron të udhëtojë në Lindjen e Mesme "ndoshta" në fund të javës, u tha ai gazetarëve të mërkurën. "Do ta shohim, por shanset janë të mira", tha ai, duke shtuar se kjo mund të ndodhë "ndoshta që të dielën".
"Negociatat po shkojnë shumë mirë", vazhdoi Trump. Presidenti amerikan deklaroi më tej se ka të ngjarë të udhëtojë për në Egjipt, por do të shqyrtojë edhe vizitën në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)