Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI kanë përfunduar hetimin e tyre mbi rastin e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019.
Sipas raportimit të medias amerikane Axios, hetimi zyrtar konkludon se nuk ka prova që Epstein të ketë shantazhuar persona të pasur apo të fuqishëm, të ketë pasur një “listë klientësh”, apo që të jetë vrarë.
Këto përfundime kundërshtojnë teoritë konspirative që kanë qarkulluar për vite me radhë.
FBI deklaron se ekziston një video e cila do të publikohet nga administrata Trump dhe që tregon se askush nuk ka hyrë në burgun ku Epstein po mbahej, gjatë natës kur ai ndërroi jetë. Kjo video përforcon konkluzionin e mjekësisë ligjore, sipas së cilës Epstein kreu vetëvrasje.
Megjithatë, familja e tij ka mohuar këtë version dhe ka angazhuar një mjek ligjor privat, i cili ka deklaruar se, bazuar në dëmtime specifike në trupin e Epstein, një vrasje ishte shumë më e mundshme sesa vetëvrasja.
Ndërkohë, në SHBA janë bërë publike disa dokumente të para mbi çështjen Epstein, të cilat përfshijnë emra të njohur, mes tyre edhe figura politike si presidenti Donald Trump.
Njëkohësisht, ka marrë vëmendje lajmi i fundit për vdekjen e Virginia Giuffre, një prej grave që e kishte akuzuar Epstein dhe princin Andreë për abuzim, e cila sipas raportimeve është vetëvrarë. (A2 Televizion)