“Kandidoj për të shpëtuar Evropën në zgjedhjet 2027”, ish-kryeministri francez nën hetim për marrjen e dhuratave luksoze

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 07:28 | Bota

“Kandidoj për të shpëtuar Evropën në zgjedhjet

Ish-kryeministri francez Dominique de Villepin është nën hetim për marrjen e dy statujave me vlerë dhjetëra mijëra euro nga lobisti Robert Bourgi kur ai ishte Ministër i Jashtëm. Kjo është bërë e ditur për mediat nga zyra e prokurorit financiar, pasi De Villepin kishte shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 javët e fundit.

Bourgi, i njohur për lidhjet e tij me ish-kolonitë e Afrikës, foli për herë të parë për statujat e dhëna de Villepin në programin "Complement d'enquete", të transmetuar më 30 prill në France 2. Lobisti mohoi të ketë marrë ndonjë favor në këmbim.

Sa i përket kandidimit të tij në zgjedhjet e vitit 2027 De Villepin shprehet: "Po kandidoj për në Elize për të shpëtuar Evropën. Është koha t'i japim fund shantazhit amerikan".  Ish-kryeministri francez Dominique De Villepin, refuzon ta përkufizojë veten si i djathtë apo i majtë, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

72-vjeçari, i cili shërbeu si kryeministër gjatë presidencës së Jacques Chirac, ka zhvilluar takime në disa qytete franceze dhe universitete, ku sipas mediave franceze ka tërhequr interes të veçantë nga të rinjtë. Në një aktivitet në Sciences Po Strasbourg, studentët e përshkruan atë si “elokuent” dhe “karizmatik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos