
Britania e Madhe dhe Norvegjia kanë nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje, e cila parashikon krijimin e një flote të përbashkët për zbulimin e nëndetëseve ruse në Atlantikun e Veriut.
Qëllimi kryesor është mbrojtja e kabllove nënujore dhe infrastrukturës kritike, të cilat Londra i konsideron gjithnjë e më të rrezikuara nga Moska.
Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, prania e mjeteve ruse në ujërat britanike është rritur me 30% gjatë dy viteve të fundit. Flota e re do të operohet me fregata britanike Type-26, të përdorura nga të dy vendet anëtare të NATO-s.
Njoftimi u bë ndërsa kryeministri Keir Starmer priti homologun norvegjez Jonas Støre në një bazë ajrore në Skoci Starmer e quajti marrëveshjen “historike”, duke theksuar se ajo forcon aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur infrastrukturën jetike. (A2 Televizion)