“Nëse Putin nuk negocion, paguan çmimin”, nga Tirana, liderët europianë i japin ultimatume Rusisë

Nga Rosalba Bejdo
16 Maj 2025, 15:44 | Bota

Ndërsa në Turqi zhvilloheshin të parat bisedime të drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund luftës, presidenti Volodymyr Zelensky sulmoi Putinin nga Tirana, ku mori pjesë në samitin e Komunitetit politik Europian.

Ai e akuzoi shefin e Kremlinit se luan teatër me tentativat për negociata dhe tha se ka dërguar “kokëbosha” në Stamboll. Sipas tij, nëse Putin nuk do të kishte frikë të shkonte në Turqi, lufta do të mbyllej.

“Përparësia jonë numër 1 është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar dhe të drejtë. Vrasjet duhet të marrin fund dhe të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë.  Janë rusët që bëjnë pretendime koti, janë ata që dërgojnë kokëbosha në këto takime. Ajo që shohim nga delegacioni rus është thjeshtë teatër. Bota duhet të reagojë, duke përfshirë sanksione shumë më të forta. Ukraina është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat për t’i dhënë fund luftës. I bëj thirrje Putinit që t’i japë delegacionit të vet autoritetin e plotë pasi duhet t’i japim fund vrasjeve”.

Lufta në Ukrainë dominoi samitin e Komunitetit Politik Europian, me liderët që kërkuan shtim te trysnisë ndaj Moskës, e cila sipas tyre po dëshmon se nuk është e angazhuar për paqen. Në fjalën e tij presidenti Emanuel Mcron përsëriti thirrjen për reagim të përbashkët kundër agresionit rus ndër britaniku Kirs Starmer paralajmëroi Putinin se nëse nuk ulet në tryezën e negociatave do të paguajë çmimin.

“Është e rëndësishme që Ukraina të mbështetet. Rusia nuk e do këtë armëpushimi. Ajo duhet t’i kthehet bisedime vetë 2022. Duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Duhet të ecim përpara. Duhet të mbështetet Moldavia nga agresioni i përditshëm rus. Duhet mbrojtur në zgjedhje pasi e dimë sa ndikim ka. Është i rëndësishëm dhe një armëpushim në Gaza. Njerëzimi, Kina, India, Afrika, i kanë sytë nga ne. Ndonjëherë nuk e kuptojnë çfarë po bëjmë me Ukrainën. Na duhet paqe diplomaci, unitet për demokracinë tonë. Për të qenë të besueshëm duhet një reagim i përbashkët”.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi nga Tirana roli e marrë përsipër nga Turqia për të ndërmjetuar paqen mes Ukrainës dhe Rusisë, por tha se ndjeshmëria e çështjes nënkupton se palët duhen inkurajuar pa ju imponuar. Ndërkohë në deklaratën e saj në prag të nisjes së Samitit, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po punonin mbi një paketë sanksione të reja ndaj Rusisë për të rritur presionin ndaj Moskës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos