
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar që Ukraina të marrë statusin e “anëtarit të asociuar” në Bashkimin Europian, si hap para anëtarësimit të plotë. Sipas tij, procesi i plotë i anëtarësimit nuk mund të përfundojë shpejt për shkak të pengesave politike dhe procedurave të ratifikimit.
Propozimi parashikon që Kievi të marrë pjesë në disa mbledhje të BE-së dhe të ketë përfaqësues të asociuar në Komisionin dhe Parlamentin Europian, por pa të drejtë vote.
Negociatat për anëtarësimin e Ukrainës janë bllokuar prej kohësh nga vetoja e Hungarisë së Viktor Orbanit.
Ndërkohë, Ukraina i ka kërkuar OKB-së t’i heqë Rusisë statusin e anëtares së përhershme në Këshillin e Sigurimit për shkak të luftës dhe krimeve ndaj civilëve. (A2 Televizion)