Diplomati Visho Ajazi Lika, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, deklaroi se nëse nuk zgjidhet çështja palestineze, nuk ka për të pasur paqe në Lindjen e Mesme.
“Forca ka sa të duash atje që kanë interes që kjo vatër të mos shuhet kurrë. Publikisht, duket sikur askush nuk e do luftën. Të gjithë pretendojnë se po mundohen që të gjejnë zgjidhje, por kjo zgjidhje është pothuajse e paarritshme për momentin. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme për momentin është se me deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump, besoj se është hapur rruga e diplomacisë”, tha Ajazi Lika.
“Turqia e ka thënë shumë qartë që, pa zgjidhjen e çështjes palestineze, nuk ka për të pasur qetësi në Lindjen e Mesme. Kjo është vërtetuar tashmë prej shumë dekadash”, shtoi diplomati.
(A2 Televizion)