Irani shpall fundin e luftës 12 ditore: E nisi aventurizmi i Izraelit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 21:03 | Bota

Irani shpall fundin e luftës 12 ditore: E nisi aventurizmi i Izraelit

Presidenti iranian Masud Pezeshkian njoftoi fundin e luftës 12-ditore në një mesazh të shkruar drejtuar kombit dhe të botuar nga agjencia e lajmeve Irna.

Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, i cili po shkruan historinë me vendosmërinë e tij, ne jemi dëshmitarë të vendosjes së një armëpushimi dhe përfundimit të kësaj lufte 12-ditore, të imponuar nga aventurizmi dhe provokimet e Izraelit", shkroi Pezeshkian.

Presidenti Trump shpalli në orët e para të mëngjesit një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, i cili më pas u konfirmua nga dy vendet.

Gjatë këtyre 12 ditëve luftë me shkëmbime të mëdha raketash, Irani humbi mbi 600 persona, një pjesë e të cilëve, shkencëtarë, ushtarakë të lartë, por edhe civilë të pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos