Lufta do riniste të martën, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

Nga Rosalba Bejdo
18 Maj 2026, 22:13 | Bota

Presidenti amerikan njoftoi se kishte pezulluar një sulm ndaj Iranit, të planifikuar për ditën e martë me kërkesë të emirit të Katarit, princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe presidentit të emirateve të bashkuara Arabe.

Udhëzova sekretarin e luftës Pete Hegseth, shefin e Shtabit të Përgjithshëm Daniel Caine, dhe atë të forcave të armatosura të shteteve të bashkuara që të mos ndërmerret sulmi kundër Iranit, I planfikuar për nesër”, shkroi kreu I shtëpisë së bardhë në rrjetin social, Social Truth.

Trump shtoi më tej se negociata të rëndësishme po zhvillohen aktualisht dhe se sipas tyre do të arrihet një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për SHBA dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme e përtej. Ujdia, tha ai, do të përfshijë, zero armë bërthamore për Iranin.

Ndërkohë në një intervistë për mediat amerikane, Trump theksoi se nuk është i hapur ndaj asnjë lëshimi ndaj Republikës Islamike. Njoftimi erdhi pasi raportimeve se Pakistani ndërmjetësues i paqes i ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara një propozim të rishikuar nga Irani për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Këtë e tha të hënën një burim pakistanez për agjencinë e lajmeve Reuters, duke paralajmëruar se palët “nuk kanë shumë kohë” për të ngushtuar dallimet mes tyre...

Axios që citon një zyrtar amerikan raporton se Shtëpia e Bardhë e konsideron si të pamjaftueshëm propozimin e ri të Iranit, dhe thotë se ai nuk përfaqëson një përmirësim të rëndësishëm për të arritur në një marrëveshje. Sipas Axsios do të takohej të martën me këshilltarët më të lartë të sigurisë kombëtare për të diskutuar opsionet për rifillimin e veprimeve ushtarake.

Mediat në Iran thonë se Teherani në propozimin e ri me 14 pika, ka kërkuar një armëpushim të gjatë ne disa faza, hapje graduale e të sigurt të Hormuzit me një rol të garantuar për Pakistanin dhe Omanin në rast tensionesh.

Siç thuhet, Irani është shprehur i gatshëm për të pranuar një periudhë të gjatë moratoriumi për programin bërthamor në vend të çmontimit të plotë, me kushtin që uraniumi i pasuruar të zhvendoset në Rusi e jo SHBA. Ndërkohë sa i përket kompensimit për dëmet e luftës, Irani thuhet të ketë bërë një hap prapa, duke kërkuar në vend të tyre lëshime ekonomike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos