
Ushtria amerikane kreu një tjetër sulm kundër një anijeje të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor të enjten, duke vrarë dy persona, sipas Komandës Jugore të SHBA-ve, raporton A2CNN.
Ky ishte sulmi i dytë brenda vitit 2026. Një goditje e mëhershme në janar la dy të vrarë, ndërkohë që një tjetër mbijetoi.
Të paktën 119 persona janë vrarë deri tani në sulmet ndaj anijeve të dyshuara për drogë, si pjesë e një fushate, që administrata Trump ka thënë se synon të kufizojë trafikun e narkotikëve.
Ligjshmëria e sulmeve është vënë nën shqyrtim të rreptë nga Kongresi. Administrata Trump i ka thënë Kongresit se SHBA-të janë në “konflikt të armatosur” kundër karteleve të drogës. (A2 Televizion)