Lufta me trafikun e drogës, luftanija më e madhe amerikane dislokohet në Karaibe

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 07:37 | Bota

Lufta me trafikun e drogës, luftanija më e madhe amerikane dislokohet

Një forcë sulmuese detare amerikane e përqendruar rreth anijes luftarake më të madhe në botë, USS Gerald R Ford, ka mbërritur së fundmi në Karaibe.

Dislokimi i këtyre forcave, i cili u urdhërua nga Presidenti Donald Trump muajin e kaluar, vjen mes sulmeve të vazhdueshme kundër anijeve të dyshuara për drogë dhe tensioneve me Venezuelën.

SHBA-të deri më tani kanë kryer të paktën 19 sulme kundër anijeve në Karaibe dhe në Paqësorin lindor, duke vrarë të paktën 76 persona.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë venezuelianë kanë akuzuar SHBA-në për “fabrikim” të një krize dhe për përpjekje për të rrëzuar qeverinë socialiste të krahut të majtë të vendit.

Lëvizja e aeroplanmbajtëses vjen gjithashtu në mes të tensioneve midis administratës Trump dhe qeverisë kolumbiane të Presidentit Gustavo Petro, të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar si një bandit

Petro të martën urdhëroi forcat e sigurisë publike të vendit të tij të pezullojnë shkëmbimin e informacionit me agjencitë amerikane derisa të ndalen sulmet me anije në Karaibe.

Ai shkroi në X se lufta kundër drogës "duhet t'i nënshtrohet të drejtave të njeriut të popullit të Karaibeve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos