
Një tornado i fuqishëm ka goditur të premten, më 9 tetor, Sicilinë perëndimore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, automjete dhe ndërtesa publike, si dhe duke plagosur disa persona.
Zona më e prekur është qyteti i Marsalës dhe territoret përreth, përfshirë Petrosinon dhe Mazara del Vallon, në provincën e Trapanit.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile, fenomeni atmosferik u shfaq rreth orës 10:00, duke përfshirë fillimisht zonën bregdetare pranë portit të Marsalës, përpara se të lëvizte drejt tokës dhe zonave të banuara.
Fuqia e erës përmbysi disa makina, rrëzoi pemë dhe shtylla elektrike, dëmtoi çatitë e banesave dhe shkaktoi ndërprerje të qarkullimit rrugor e hekurudhor. (A2 Televizion)