Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar thotë se është "i tmerruar" nga sulmi vdekjeprurës i kryer në një spital në jug të Gazës më herët gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave të huaja, duke reaguar ndaj lajmit në rrjetin social ‘X’, David Lammy shkruan: "Civilët, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe gazetarët duhet të mbrohen”.
"Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm", shkroi ai më tej, përcjell A2 CNN.
Kujtojmë se ushtria izraelite tha se kreu një sulm në zonën e spitalit, ndërsa Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi tha se disa persona u vranë në një sulm fillestar në Spitalin Nasser dhe të tjerë në një të dytë, i cili ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje. (A2 Televizion)