Presidenti amerikan Donald Trump tha se “nuk ishte i kënaqur” me sulmin izraelit ndaj një spitali në Gaza gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri gjatë një konference për mediat me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Trump ka thënë se ka një përpjekje diplomatike “shumë serioze” ndaj Gazës, ndërsa SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Hamasin për të liruar pengjet.
Duke folur përkrah Trump, Rubio shtoi: “Nuk është ndalur kurrë. Ne gjithmonë kemi kërkuar të gjejmë një zgjidhje, ose në fund të fundit, siç tha presidenti, duam që të marrë fund.”
"Duhet të përfundojë pa Hamasin", shtoi ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)