Me mijëra të evakuuar në Andaluzi, stuhia “Leonardo” shkakton përmbytje e rrëshqitje dheu

Nga Rosalba Bejdo
6 Shkurt 2026, 16:26 | Bota

Me mijëra të evakuuar në Andaluzi, stuhia “Leonardo”

Autoritetet në Spanjën jugore kanë evakuuar zona banimi nga frika se një lumë i madh mund të dalë nga shtrati dhe kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu të premten, pasi stuhia Leonardo goditi Gadishullin Iberik.

Më shumë se 7,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në rajonin e Andaluzisë deri tani, në kuadër të asaj që quhet një “tren stuhish”, ku disa stuhi të njëpasnjëshme kanë goditur Portugalinë dhe Spanjën gjatë javëve të fundit me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Agjencia shtetërore e motit AEMET paralajmëroi se një tjetër stuhi, Marta, do të godasë gadishullin të shtunën. Disa zona banimi pranë shtratit të lumit Guadal-kivir, në provincën e Kordobës, u evakuuan gjatë natës për shkak të rritjes dramatike të nivelit të ujit.

Gjithashtu u evakuuan rreth 1,500 banorë të Grazalemës, një fshat malor i njohur për alpinistët dhe turistët, pasi uji filloi të depërtonte nëpër muret e shtëpive dhe të rridhte vrullshwm përgjatë rrugëve të pjerrëta me kalldrëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos