Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Nga A2 CNN
20 Korrik 2025, 16:30 | Bota

Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi.

Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve të shumta të mediave indoneziane dhe medias shtetërore kineze Xinhua, përcjell A2.

"Tre persona vdiqën dhe gati 150 u shpëtuan. Ata u shpëtuan nga një ekip i kombinuar shpëtimtarësh dhe anijesh lokale peshkimi", tha Veri Ariyanto, një zyrtar i lartë në Zyrën provinciale të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Mediat lokale raportuan gjithashtu se anija - KM Barcelona 5 - ishte planifikuar të ankorohej në Portin Manado.

Videot e zjarrit në anije u bënë virale në TikTok, me disa që thuhet se u xhiruan nga vetë pasagjerët.

Retë e dendura tymi të zi mund të shiheshin në sfond ndërsa pasagjerët notonin në ujë. Në një klip tjetër të postuar në Tiktok nga përdoruesi Soalunsrat, pasagjerët në anije u panë duke veshur me nxitim jelekët e shpëtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos