Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 13:51 | Bota

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e tejkaloi shifrën prej 58,000 vetë.

Merz bëri  gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë, gjë që është penguar fort nga vendimi i Izraelit për t'i nxjerrë të gjitha programet ndërkombëtare të ndihmës ngaRripi i Gazës dhe për të lejuar vetëm Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF). GHF është një organizatë shumë e diskutueshme, e drejtuar nga SHBA dhe e mbështetur nga Izraeli, të cilin kritikët e kanë quajtur një kurth cinik vdekjeprurës për banorët e dëshpëruar të Gazës që kërkojnë të gjejnë ushqim për familjet e tyre.

Kancelari Merz tha se është në kontakt të rregullt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe se ka ofruar të rrisë ndihmat gjermane për Rripin e Gazës.

Gjermania: Mbështetëse e fortë e Izraelit
Kancelari Merz vuri në dukje gjithashtu se qeveria e tij "nuk e mbështet" politikën e Izraelit për ngulimet, duke shtuar se e kishte shprehur qartë këtë edhe në telefonatat e tij me Netanjahun.

"Është e qartë se ku jemi. Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të qenë të drejtë kundrejt të dyja palëve [Izraelit dhe palestinezëve në Gaza]", tha Merz, duke vënë në dukje se "shteti i Izraelit do të pushonte së ekzistuari" nëse nuk do të mbrohej. Në të njëjtën kohë Merz tha: "Ne i shohim vuajtjet epopullit palestinez dhe po përpiqemi gjithashtu të bëjmë gjithçka që mundemi për të ofruar ndihmë humanitare".

Për shkak të asaj që e quan përgjegjësi historike ndaj shtetit të Izraelit, Gjermania ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit gjatë luftës në Gazë, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme diplomatike dhe ushtarake.

Kancelari Merz i hodhi poshtë thirrjet për pezullimin e marrëveshjeve të asociimit të BE-së me Izraelin, si dhe hodhi poshtë me vendosmëri çdo barazim midis pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe qasjes së Izraelit ndaj Gazës duke deklaruar se Rusia kishte nisur një luftë agresioni, ndërsa Izraeli po mbrohet kundër Hamasit./DW (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos