Ministri i Komunikacionit: Interneti në Iran po kthehet në 'gjendjen e mëparshme'

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 13:19 | Bota

Ministri i Komunikacionit: Interneti në Iran po kthehet në

Ministri i Komunikacionit i Iranit thotë se interneti në Iran është rikthyer në "gjendjen e tij të mëparshme", që do të thotë para ndërprerjes së fundit të vendosur nga qeveria pas armëpushimit.

Sipas mediave të huaja, Sattar Hashemi shkruan në një postim në rrjetin social ‘X’ se Irani "nuk do ta përjetojë më atë situatë".

Qeveria iraniane njoftoi më 17 qershor se autoritetet kishin ngadalësuar internetin për të "luftuar sulmet kibernetike", megjithatë janë raportuar ndërprerje pothuajse totale të internetit.

Ndalimi i platformave kryesore të mediave sociale, siç është rrjeti social ‘X’, është ende në fuqi në Iran dhe njerëzit brenda vendit përdorin VPN dhe metoda të tjera për ta anashkaluar atë, shkruan A2 CNN.

Shumë zyrtarë iranianë, siç është udhëheqësi suprem i Iranit, kanë gjithashtu llogari në ‘X’, pavarësisht ndalimit të vendosur ndaj tij nga vetë vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos