Moska dhe Kievi nuk ndalin sulmet, Putin nën masa të rrepta sigurie, paralajmërimi i fortë për Ukrainën

Nga Xhevahir Qardaku
8 Maj 2026, 13:48 | Bota

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra tjetrën të premten për shkelje të armëpushimit të njëanshëm dy ditor, i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin me rastin e festimeve për fitoren e bashkimit sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. Për Kievin ky pushim i luftimeve vetëm për festën, është i papërshtatshëm dhe presidenti Zelenski bëri thirrje që një armëpushim me afat të pacaktuar të niste më herët, por Moska e shpërfilli thirrjen. Ministria e Mbrojtjes në rusi njoftoi se 264 dronë ishin rrëzuar në orët e para të së premtes, duke shënjestruar edhe kryeqytetin.

“Forcat e armatosura ukrainase kanë vijuar të ndërmarrin sulme me dronë kundër pozicioneve të trupave tanë e po ashtu infrastrukturës civile në rajonet e Belgorod dhe të Kursk”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Moska paralajmëroi se çdo përpjekje e Ukrainës për të penguar paradën ushtarake në sheshin e kuq të shtunën do të çojë në sulme masive raketore ndaj Kievit. Rusia shkon më tej duke thënë se diplomatët e huaj duhet të evakuohen nga kryeqyteti ukrainas, nëse Kievi sulmon. Ndërkohë presidenti Zelensky njoftoi se forcat ruse vazhduan sulmet kundër pozicioneve ukrainase gjatë së premtes.

“E gjithë kjo tregon qartë se nuk pati as një përpjekje nga pala ruse për të ndaluar zjarrin në front. Ashtu si siç kemi bërë gjatë 24 orëve të fundit në do të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne do të mbrojmë pozicionet tona dhe jetën e njerëzve tanë”, u shpreh Zelensky.

Parada e këtij viti në Moskë, që zakonisht është një shfaqje e fuqisë ushtarake të Rusisë me raketa ndërkontinentale e tank, nuk do të përfshijë pajisje ushtarake për shkak të kërcënimeve për sulme nga Ukraina. Rusia po shton masat e sigurisë rreth Putinit, në rastin e një sulmi gjatë festimeve të së shtunës, bëri të ditur Kremlini.

Zëdhënësi Dmitripeskov hodhi poshtë pretendimet e CNN se mbrojtja e Putin është intensifikuar për shkak të frikës për grusht shtete apo atentati. Shkëmbime të forta zjarri ka pasur gjatë ditëve të fundit mes dy vendeve, me 2 dronë të Ukrainës që ranë në Letoninë anëtare të NATO-s 1 ditë me herët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos