Moska hesht për planin: Putin është informuar, por nuk do të komunikojmë me mediat

Nga Erjon Dervishi
24 Dhjetor 2025, 23:01 | Bota

Presidenti rus Vladimir Putin është informuar për kontaktet mes përfaqësuesve të tij dhe të dërguarve të Presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me propozimet e SHBA-së për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, pasi Zelensky detajoi planin e rishikuar të paqes. Ai theksoi se Moska do të formulojë tani qëndrimin e saj zyrtar, shkruan A2.

Peskov, konfirmoi se i dërguari i Moskës, Kirill Dmitriev e kishte informuar Putinin pas takimeve në Miami, por refuzoi të japë detaje mbi reagimin e Rusisë, duke thënë se nuk do të komunikonin përmes medias.

“Të gjitha parametrat kryesore të pozicionit rus janë të njohura nga kolegët tanë të SHBA. Tani kemi ndërmend të formulojmë një qëndrim mbi bazën e informacioneve që kemi dhe kontaktet tona përmes kanaleve ekzistuese do të vazhdojnë”, theksoi Peskov. 

Putin ka deklaruar se kushtet e tij për paqe përfshijnë dorëzimin e territoreve të mbetura në Donbas dhe heqjen dorë të Ukrainës nga anëtarësimi në NATO.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos