Plani për paqen në Ukrainë, Zelensky: Të krijohet një zonë e demilitarizuar në lindje të vendit

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 22:56 | Bota

Plani për paqen në Ukrainë, Zelensky: Të krijohet një

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje mbi një plan të përditësuar paqeje që i ofron Rusisë tërheqjen e mundshme të trupave ukrainase nga lindja dhe krijimin e një zone të demilitarizuar në vend të tyre.

Sipas mediave të huaja, duke detajuar planin 20-pikësh të dakordësuar nga të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës në Florida gjatë fundjavës, Zelensky tha se rusët do të përgjigjen të mërkurën pasi amerikanët të kenë folur me ta.

Duke e përshkruar planin si "kornizën kryesore për t'i dhënë fund luftës", Zelensky tha se ai propozonte garanci sigurie nga SHBA-të, NATO-ja dhe evropianët, për një përgjigje të koordinuar ushtarake nëse Rusia do të pushtonte përsëri Ukrainën.

Lidhur me çështjen kyçe të Donbasit lindor të Ukrainës, Zelensky tha se një "zonë e lirë ekonomike" ishte një mundësi e arritshme, shkruan A2 CNN.

Ai u tha gazetarëve se, meqenëse Ukraina ishte kundër tërheqjes, negociatorët amerikanë po kërkonin të krijonin një zonë të çmilitarizuar ose një zonë të lirë ekonomike. Ai theksoi gjithashtu se çdo zonë nga e cila do të tërhiqeshin trupat ukrainase do të duhej të mbikëqyrej nga Ukraina.

“Ekzistojnë dy mundësi,” tha Zelensky, “ose lufta vazhdon, ose diçka do të duhet të vendoset në lidhje me të gjitha zonat e mundshme ekonomike.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos