Ukraina është një vend që ka aftësi për trajtimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike, pasi e ka bërë këtë në mënyrë rutinore që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022 dhe sulmet e saj të mëvonshme në infrastrukturën energjetike të vendit.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se tani, ndërsa ndërprerjet e mëdha të energjisë goditën Spanjën dhe Portugalinë, ministri i Energjisë i Ukrainës ka ofruar mbështetjen e vendit të tij në trajtimin e krizës.
Duke postuar në rrjetin social ‘X’, German Galushchenko thotë se Ukraina është "e gatshme të ndihmojë në rivendosjen e funksionimit të qëndrueshëm të rrjeteve energjetike të partnerëve dhe aleatëve tanë në Evropë".
"Ne jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën, duke përfshirë përvojat e fituara gjatë sulmeve sistematike ruse në infrastrukturën tonë energjetike. Ne u jemi mirënjohës vendeve të BE-së për mbështetjen e tyre dhe jemi gjithmonë këtu për të ofruar ndihmë", përfundoi ministri i Energjisë. (A2 Televizion)