Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Maryanne Trump Barry, motra e madhe e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump
Trupi i pajetë i Maryanne u gjet nga të afërmit në apartamentin e saj, teksa shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.
Zonja Barry shërbeu si gjyqtare federale në New Jersey nga viti 1983 deri sa doli në pension në vitin 2019. Ajo është e treta nga katër vëllezërit e motrat e Donald Trump që kanë ndërruar jetë.
Maryanne, e cila iu shmang biznesit të pasurive të paluajtshme të familjes, shërbeu si një nga dy prokuroret e vetme femra, në zyrën e prokurorit të SHBA në Nju Xhersi nga viti 1974 deri në vitin 1983.
Në vitin 1999, zonja Barry u emërua nga Presidenti Bill Clinton në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për Qarkun e Tretë, i cili përfshin pjesë të New Jersey, Delaware dhe Pennsylvanisë. (A2 Televizion)