Ndihmësi i Kremlinit: Kundër-propozimi i planit të paqes së BE për Ukrainën është krejtësisht jokonstruktiv

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 16:38 | Bota

Ndihmësi i Kremlinit: Kundër-propozimi i planit të paqes së

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, sapo ka folur për kundër-propozimin evropian ndaj planit të paqes me 28 pika nga SHBA-të për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Ushakov tha se në shikim të parë, plani evropian duket krejtësisht jokonstruktiv dhe nuk funksionon për Rusinë.

“Shumë” nga dispozitat në planin fillestar të SHBA-së, të dërguar në Kiev javën e kaluar duken të pranueshme, ndërsa disa nga dispozitat e tjera kërkojnë diskutim të detajuar, shtoi ai.

Ka "disa sinjale", por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për organizimin e bisedimeve midis përfaqësuesve rusë dhe amerikanë personalisht, tha Ushakov.

Siç kemi raportuar, udhëheqësit evropianë ngritën shqetësime në lidhje me planin 28-pikësh, veçanërisht në lidhje me lëshimet territoriale që Ukraina mund të bëjë dhe zvogëlimin e madhësisë së forcave të saj të armatosura, përpara se të hartonin kundërpropozimin e tyre, shkruan A2 CNN.

Pas bisedimeve në Gjenevë dje, SHBA-të dhe Ukraina thanë se kishin hartuar një "kornizë paqeje të përditësuar dhe të rafinuar". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos