Ndizet lufta në Lindjen e Mesme, Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 18:54 | Bota

Ndizet lufta në Lindjen e Mesme, Irani godet bazën ajrore amerikane

Konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pasditen e kësaj të hëne, pasi Irani ka goditur me gjashtë raketa bazën më të madhe Amerikane në Lindjen e Mesme.

Shpërthime thuhet se u dëgjuan në Katar menjëherë pasi një alarm 'kërcënimi i besueshëm' u lëshua në bazën Al Udeid, e cila strehon mbi 10,000 trupa amerikane, si dhe mbi 100 avionë, bombardues strategjikë dhe anije cisternë.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë për shpërthime që dëgjohen mbi kryeqytetin e Katarit, Doha.

Sulmi i drejtpërdrejtë vjen pak pasi Irani kërcënoi të niste sulme ndaj ushtrisë amerikane në përgjigje të bombardimit të centraleve bërthamorë gjatë fundjavës.

Goditja ndaj baze Al Udeid vjen pasi Irani paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të 'paguajnë' për sulmet në objektet e tyre bërthamore, me Republikën Islamike të përgatitur për një luftë që zgjat deri në dy vjet, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë iranian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos