Anëtarët e partisë social-demokrate SPD votuan pro marrëveshjes së koalicionit me CDU/CSU: Një përqindje e qartë prej 84.6 përqind e anëtarëve votuan për qeverinë e ardhshme të përbërë nga CDU/CSU dhe SPD.
Kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, do të jetë në qeverinë e re federale zëvendëskancelar dhe ministër i Financave. Presidiumi i SPD-së votoi për këtë njëzëri.
Tani rruga e lirë për kancelarin e ardhshëm Friedrich Merz. Klingbeil pritet të udhëheqë ekipin qeveritar të social-demokratëve dhe do të paraqesë deri të hënën listën e personelit për koalicionin e ardhshëm. SPD-ja pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet federale dhe do të përfaqësohet me shtatë ministra në qeverinë e ardhshme.
Me pranimin e marrëveshjes së koalicionit me CDU-në dhe CSU-në anëtarët e SPD-së hapën rrugën për qeverinë e re mes CDU/CSU dhe SPD nën drejtimin e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. Zgjedhja e Merz-it dhe betimi i kabinetit në Bundestag janë planifikuar për të martën e ardhshme. (A2 Televizion)