Ngjarje e rëndë në Kosovë, vritet me armë zjarri një 19-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 22:17 | Bota

Ngjarje e rëndë në Kosovë, vritet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtri të Kosovës, ku një i ri është vrarë me armë zjarri.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:35 është njoftuar për të shtëna nga arma e zjarrit në  rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person, rreth 19 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të  dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos