Bota mban frymën, Trump dhe Putin ballë për ballë në Alaskë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 21:39 | Bota

Bota mban frymën, Trump dhe Putin ballë për ballë në

Ka nisur zyrtarisht në Alaskë takimi mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku në fokus të bisedimeve do të jetë arritja e një marrëveshje për paqen në Ukrainë.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Bota mban frymën, Trump dhe Putin ballë për ballë në

21:29 - Putin hipën në “Bishën” e Trump, udhëtojnë së bashku drejt sallës së samitit

Bota mban frymën, Trump dhe Putin ballë për ballë në

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin.

Por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij "Aurus" dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si "Bisha".

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Trump dukej sikur po i përshëndeste turmës.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit u përshëndeten me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua atij në tapetin e kuq.

Ndërsa Trump dhe Putin u ndalën shkurt për një foto, duke qëndruar në një platformë, gazetarët shfrytëzuan rastin për t'u bërë pyetje të dy udhëheqësve.

"President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim?", pyeti një nga gazetarët, por lideri rus refuzoi të përgjigjej.

Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin, por të dy u larguan menjëherë pas pyetjes së fundit nga një gazetar i cili iu drejtua Putin, duke thënë nëse do të ndalonte së vrari civilë. 

21:13 - Trump dhe Putin takohen sërish pas 6 vitesh

Bota mban frymën, Trump dhe Putin ballë për ballë në

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga avionët presidencialë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, në Alaskë.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në tapetin e kuq.

Teksa dy liderët shtrëngonin duart në pistën e aeroportit në Alaskë, disa avionë ushtarakë amerikanë kaluan sipër tyre, përfshirë avionë luftarakë dhe atë që dukej të ishte një bombardues B-2.

Trump dhe Putin janë duke udhëtuar së bashku, me të njëjtën makinë drejt sallës ku do të zhvillohet samiti.

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq, Donald Trump dhe Vladimir Putin u drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin, por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij "Aurus" dhe ajo u pa në pistë pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si "Bisha".

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë, ndërsa Trump po përshëndeste njerëzit.

21:04 Vladimir Putin mbërrin në Alaskë

Bota mban frymën, Trump dhe Putin ballë për ballë në

Presidenti rus Vladimir Putin sapo ka mbërritur në Anchorage të Alaskës, për të marrë pjesë në samitin SHBA-Rusi.

Homologu i tij amerikan, Donald Trump ateroi i pari në Alaska, 30 minuta para shefit të Kremlinit, por ende nuk ka zbritur nga Air Force One. Trump ndodhet ende brenda avionit presidencial, aty ku Guvernatori Dunleavy dhe senatorët e Alaskës Murkowski dhe Sullivan kanë hipur për ta përshëndetur.

Ai duket se po pret që Putini të ulet përpara se të zbresë. Do të ketë një shtrëngim duarsh mes tyre pas tabelës "ALASKA 2025", të vendosur së bashku me tapetin e uq, në të dyja anët e të cilit janë katër avionë luftarakë amerikanë.

20:37 - Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaskë, i pari mbërrin Donald Trump

Bota mban frymën, Trump dhe Putin ballë për ballë në

Skena është bërë gati në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf për mbërritjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Një qilim i kuq është shtruar në formë L-je që udhëheqësit të ecin drejt një platforme që është etiketuar si "ALASKA 2025". Një mal i mbuluar me re në sfond plotëson tablonë.

Por karakteristika më mbresëlënëse është se ka katër avionë luftarakë F-22 Raptor janw rreshtuar pranë tapetit të kuq, ku do të parakalojnë dhe shtrëngojnë duart dy liderët.

Presidenti i SHBA-ve ishte i pari që zbriti në Alaska, përpara takimit historik që pritet të vulosë fatet e luftës në Ukrainë.

Donald Trump zbarkoi në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me avionin presidencial, Air Force One, rreth orës 8:30.

Sakaq, autokolona e delegacionit rus me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, Siluanovin, Dmitrievin dhe Belousovin u largua nga hoteli në Anchorage, me sa duket për t'u drejtuar drejt sallës ku do të zhvillohet samiti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos