Një shëtitje me beben dhe... automatikun në krah! Si është situata në Iran dhe Izrael pas armëpushimit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 15:41 | Bota

Një shëtitje me beben dhe... automatikun në krah! Si

Fotografi të publikuara nga BBC tregojnë situatën në Iran dhe Izrael pas armëpushimit të brishtë, thuajse të imponuar nga Donald Trump për dy shtetet në luftë.

Në një foto të postuar nga Getty Images, shihet një i ri në rrugët e Tel Avivit duke shtyrë karrocën me fëmijën e tij, ndërsa në krah mban një automatik. Në një tejtër foto një grua lëviz me biçikletënë rrugët që duken thuajse të boshatisura, shkruan A2 CNN.

Një shëtitje me beben dhe... automatikun në krah! Si

Më të populluara duken rrugët e Teheranit, nga fotot e publikuara nga Reuters, ndërsa forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë, për të ruajtur rendin.

Një shëtitje me beben dhe... automatikun në krah! Si

Një shëtitje me beben dhe... automatikun në krah! Si

Që kur Trump shpalli armëpushimin mes dy vendeve një natë më parë, situata rrezikoi të përshkallëzohej sërish, pasi Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme me raketa dhe bomba. Por para se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti amerikan kritikoi ashpër të dy vendet, duke përdorur edhe një fjalë fyese për shkeljen e armëpushimit.

Që prej nisjes së luftimeve, Irani ka raportuar mbi 600 viktima, ndërsa Izraeli rreth 30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos