“Nuk e di ç’do të bëj pas 4 vitesh”, Biden: Do ta mposhtja Trumpin në zgjedhjet presidenciale

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 15:57 | Bota

“Nuk e di ç’do të bëj pas 4 vitesh”, Biden:

Presidenti amerikan, Joe Biden, shprehet i bindur se do ta kishte mundur Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit nëse do të kishte vazhduar garën. Duke folur për median “USA Today” në një intervistë ekskluzive, shtoi se nuk ishte i sigurt nëse do të kishte qëndrueshmëri për një mandat tjetër katërvjeçar.

“Deri tani, jam shumë mire”, tha 82-vjeçari, duke nënvizuar se ende nuk e di se çfarë do të bëjë pas 4 vitesh. Biden konfirmoi se po shqyrton disa falje presidenciale për armiqtë e Donald Trump, duke përfshirë ish-kongresmenin republikane Liz Cheney dhe ish-zyrtarin e lartë shëndetësor, Dr Anthony Fauçi.

Presidenti në largim tregoi detaje nga biseda me Trump në zyrën ovale, duke thënë se e kishte përgëzuar për të dhënat e tij ekonomike.

Në intervistë, presidenti në largim mbrojti gjithashtu faljen e plotë dhe të pakushtëzuar që i dha djalit të tij, Hunter Biden, i cili po përballej me akuza për dy çështje penale: evazion fiskal dhe blerje të paligjshme të armëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos