Irani: Jemi të pakënaqur me mesazhet dhe sjelljet kontradiktore të palës amerikane, ende s'kemi një vendim për negociata të reja

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 19:39 | Bota

Irani: Jemi të pakënaqur me mesazhet dhe sjelljet kontradiktore

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka deklaruar se qeveria e tij ende nuk ka marrë një vendim nëse do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim.

Sipas raportimeve të televizionit shtetëror, Esmail Baghaei u shpreh të martën vonë se Teherani është i pakënaqur me atë që e cilësoi si mesazhe të përziera nga pala amerikane.

Ai tha se mungesa e një vendimi nuk lidhet me pavendosmëri nga ana e Iranit, por me, siç u shpreh, “mesazhe dhe sjellje kontradiktore, si dhe veprime të papranueshme nga pala amerikane”.

Deklarata vjen në një moment tensionesh diplomatike, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për një armëpushim dhe ulje të përshkallëzimit në rajon po vazhdojnë. Ende nuk është e qartë nëse Irani do t’i bashkohet zyrtarisht raundeve të reja të negociatave, ndërsa palët po shkëmbejnë sinjale të ndryshme për gatishmërinë e tyre për dialog. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos