Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah, por duam të shmangim konfrontimin

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 20:12 | Bota

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah, por duam të

Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të frikësohet nga grupi Hezbollah, por njëkohësisht nuk po kërkon përballje me të.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Paris së bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Salam theksoi se “nuk mund të ketë shtet nëse nuk ka monopolin e armëve”, duke nënvizuar rëndësinë e autoritetit të vetëm të shtetit mbi përdorimin e forcës.

Ai shtoi se, megjithëse qëllimi i qeverisë është çarmatosja e Hezbollahut, kjo nuk nënkupton kërkim të një përplasjeje. “Përkundrazi, ne duam të shmangim konfrontimin, por nuk do të frikësohemi nga Hezbollahu dhe nga ata që nxisin tensione dhe rrezikojnë të shtyjnë vendin drejt konfliktit të brendshëm,” tha ai.

Salam gjithashtu theksoi se Libani do të vazhdojë të ndjekë rrugën e diplomacisë, përfshirë edhe përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të stabilizuar situatën në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos