Ngrihet alarmi në Spanjë, një 32-vjeçare shtrohet në spital për Hantavirus

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 22:52 | Bota

Ngrihet alarmi në Spanjë, një 32-vjeçare shtrohet në

Autoritetet shëndetësore në Spania kanë ngritur alarmin pasi një grua 32-vjeçare është shtruar në spital me simptoma që dyshohet se lidhen me infeksionin Hantavirus.

Pacientja po i nënshtrohet testeve mjekësore për të marrë një përgjigje të saktë mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Sipas mediave, gruaja ka qenë në të njëjtin fluturim me një pacient tjetër, i cili ka ndërruar jetë në Johanesburg pas një infektimi të dyshuar gjatë një udhëtimi në anijen turistike MV Hondius. Ajo, e cila është banore në rajonin e Valencias, ka shfaqur simptoma të lehta respiratore.

Autoritetet spanjolle po hetojnë rastin dhe po ndjekin nga afër gjendjen e pacientes për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përhapje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos