
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një armëpushim tre-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan A2 CNN. Duke shkruar në rrjetet sociale të premten, Trump tha se të gjitha luftimet e drejtpërdrejta do të ndalen dhe të dyja palët do të kthejnë nga një mijë të burgosur.
Armëpushimi do të hyjë në fuqi të shtunën. Trump tha se kërkesën e ka bërë drejtpërdrejt te presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas tij, negociatat për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë.
Gjatë kësaj jave, Rusia njoftoi një armëpushim 72-orësh të lidhur me festimet e saj të ditës së fitores. Megjithatë, disa ushtarë ukrainas i thanë CNN menjëherë pas kësaj se kishin parë sërish zjarr. (A2 Televizion)