Paralajmërimi i Macron në Davos: Ambiciet perandorake janë rikthyer, të shmangim ligjin e më të fortit

Nga A2 CNN
20 Janar 2026, 15:34 | Bota

Paralajmërimi i Macron në Davos: Ambiciet perandorake janë

“Tarifat e reja janë të papranueshme, veçanërisht nëse përdoren si levë kundër sovranitetit territorial”. Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Sipas tij po arrihet në një fazë paqëndrueshmërie dhe çekuilibri sa i përket sigurisë dhe ekonomisë, ndërsa shpjegon arsyet e dislokimit të trupave në Groenlandë, shkruan A2 CNN.

"Po arrijmë në një fazë paqëndrueshmërie dhe çekuilibri, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe të ekonomisë, me mbi 50 luftëra, megjithëse më është thënë se disa janë zgjidhur dhe një tranzicion drejt një bote pa rregulla ku shkelet e drejta ndërkombëtare dhe ambiciet perandorake po rishfaqen. Franca dhe Evropa i kushtojnë rëndësi të madhe sovranitetit dhe pavarësisë, si dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare: Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të dislokojmë forcat tona në Groenlandë”, deklaroi kreu i shtetit francez, përcjell A2 CNN.

Macron thekson se evropianët kanë mbetur vetëm në dështimin për të mbrojtur bizneset e tyre.

"Në situatën aktuale të mosrespektimit të rregullave globale dhe një fushe loje të barabartë, mjeti kundër shtrëngimit ekonomik është i fuqishëm dhe Evropa nuk duhet të hezitojë ta përdorë atë".

Ne duhet të “shmangim pranimin pasiv të ligjit të më të fortit, i cili çon në vasalizim dhe politikë gjaku dhe pranimi i një ligji të ri kolonial nuk ka kuptim”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në Davos.

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos