
Mijëra familje në Kiev mbetën pa energji e ngrohje mes temperaturave te acarta, pasi Rusia ndërmori një valë sulmesh me dronë dhe raketa që shënjestruan rrjetin elektrik dhe infrastrukturë tjetër kritike.
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se sulmet ruse kishin ndërprerë furnizimin me ngrohje në mbi 5600 pallate shumë katëshe. Sipas autoriteteve një person ishte vrarë në rajonin e gjerë të Kievit, një shkollë ishte dëmtuar ndërsa furnizimet me ujë ishin ndërprerë në gjysmën e qytetit me mbi 3 milion banorë.
Ky është sulmi i dytë i madh, ndaj sektorit të energjisë dhe infrastrukurës kritike gjatë këtij muaji në Kiev ku temperaturat janë nën zero. Raketat dhe dronët e Moskës goditën infrastrukturën kritike edhe në Dnipro, Odesa, Zaporizhia, Poltava dhe Sumy. (A2 Televizion)