
Kina po vendos një numër të madh anijesh luftarake dhe mjete të Rojës Bregdetare në ujërat e Azisë Lindore në demonstrimin më të madh të fuqisë detare deri më tani, sipas katër burimeve të sigurisë dhe raporteve të inteligjencës të siguruara nga Reuters.
Aktivizimi i shtuar ndodh në sfondin e tensioneve të reja diplomatike mes Kinës dhe Japonisë, pas deklaratës së kryeministres japoneze se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktonte përgjigje ushtarake nga Tokio, shkruan A2 CNN.
Pekini është irrituar edhe nga njoftimi i muajit të kaluar i presidentit tajvanez për një rritje prej 40 miliardë dollarësh të buxhetit të mbrojtjes, përballë kërcënimit kinez. Sipas zyrtarëve të sigurisë në rajon, anijet kineze janë vendosur në zona të gjera që shtrihen nga jugu i Detit të Verdhe, përgjatë Detit të Kinës Lindore, deri në Detin e kontestuar të Kinës Jugore, si edhe drejt Paqësorit. (A2 Televizion)