Putin këmbëngul: Bashkëpunimi energjetik me Indinë nuk është prekur nga 'ngjarjet tragjike' në Ukrainë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 17:21 | Bota

Putin këmbëngul: Bashkëpunimi energjetik me Indinë nuk

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë ditën e sotme një intervistë me India Today, e cila po transmetohet tani.

Sipas mediave të huaja, Putin tha se është i kënaqur që po takon "mikun" e tij Narendra Modi dhe shton se ka "tema të shumta" që dyshja duhet të diskutojë.

I pyetur për energjinë, Putin thotë se "instrumenti i bashkëpunimit tonë energjetik me Indinë mbetet i paprekur nga kushtet aktuale, luhatjet e përkohshme politike apo edhe ngjarjet tragjike në Ukrainë".

Dhe për tarifat amerikane mbi firmat ruse të naftës, Putin thotë se ata që përpiqen të “pengojnë lidhjet ekonomike me vendet e treta në fund të fundit hasin vështirësi dhe pësojnë humbje”, shkruan A2 CNN.

"Jam i bindur se sapo kjo perspektivë të vendoset fort, taktika të tilla të ushtrimit të presionit të jashtëm do të zhduken", shton Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos