Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po heton se si u bë publik një raport tepër sekret i inteligjencës në lidhje me sulmet amerikane në centralet bërthamore iraniane. Kështu deklaroi sot Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
"Po bëjmë një hetim për rrjedhje informacioni me FBI-në tani, sepse ky informacion është për qëllime të brendshme", tha Hegseth.
Raporti i publikuar, i raportuar për herë të parë nga CNN, sugjeronte se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës vetëm sa e kthyen ambicien bërthamore të vendit pas disa muajsh.
Hegseth tha se raporti ishte paraprak dhe me besim të ulët dhe se akuzat ishin të motivuara politikisht dhe "përpiqeshin ta shtrembëronin atë për ta bërë presidentin të dukej keq".
Sipas raportit, vendet nuk u shkatërruan dhe uraniumi u transferua para bombardimeve. Programi bërthamor iranian, përfundon raporti, u vonua vetëm me disa muaj. (A2 Televizion)