Përleshje, dhunë dhe futet policia. Tensione të forta në Ceuta, digjen tendat e emigrantëve

Nga Xhevahir Qardaku
28 Gusht 2026, 15:32 | Bota

Durimi i banorëve në Ceuta ka përfunduar. Në enklavën spanjolle, në orët e fundit, një grup banorësh sulmuan plazhin Benítez, duke shkatërruar dhe djegur tendat ku kishin ngritur kampe disa emigrantë që po përpiqeshin të arratiseshin.

Policia ndërhyri, duke i ndarë dy grupet. Mediat spanjolle raportuan më vonë se banorët shpalosën një flamur të madh spanjoll. Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, bëri thirrje për “qetësi” dhe kërkoi që të marrë fund çdo lloj dhune.

Në paraqitjen e tij të parë para Kongresit në lidhje me krizën e migracionit, ministri ia atribuoi këto incidente retorikës së fundit nga “e djathta ekstreme, dhe tani edhe e djathta”, duke iu referuar Partisë Popullore dhe Vox , të cilat i akuzoi për “nxitje të urrejtjes”, shkruan A2.

Ai dënoi përdorimin e termave të tillë si “pushtues”, “kriminelë” dhe “gjueti emigrantësh”.

Ministri i Brendshëm spanjoll nuk adresoi kritikat për injorim të paralajmërimeve për një valë emigracioni të paligjshëm.

Disa javë më parë, në muajin Korrik, nga Maroku kaluan më shumë se 72 mijë emigrantë të paligjshëm në Spanjë, por shumica e tyre janë kthyer pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos