Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendimin për Ergys Agasin

Nga A2 CNN
28 Gusht 2026, 16:08 | Kronikë

Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendimin për Ergys Agasin

Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi.

Agasi doli sot para togave të zeza për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila ishte caktuar ndaj tij në mungesë.

Biznesmeni ishte shpallur në kërkim që prej muajit dhjetor 2025 dhe u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës.

Në momentin e arrestimit, Agasi ndodhej në një automjet së bashku me ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u vu në pranga.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos