Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, tha se nuk mund ta imagjinonte që vendet e Unionit të krijonin një ushtri të veçantë. Përgjigja e saj erdhi pas thirrjeve të fundit për një forcë europiane, përfshirë edhe nga Komisioneri Mbrojtjes i BE-së, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur një pikë kritike.
“Çdo vend europian ka një ushtri dhe ushtritë e 23 vendeve janë gjithashtu pjesë e strukturave të NATO-s, kështu që nuk mund ta imagjinoj që vendet do të krijojnë një ushtri të veçantë europiane. Pra, duhet të jenë ushtritë që ekzistojnë tashmë.
Duhet të shohim se si funksionon kjo në praktikë. Për mua është e kuptueshme që në ushtri duhet të kesh një zinxhir komande shumë të drejtpërdrejtë dhe të kuptueshëm, në mënyrë që sa herë që ndodh diçka, të jetë e qartë se kush i jep urdhra kujt. Nëse krijojmë struktura paralele, atëherë kjo thjesht do ta turbullojë pamjen dhe, e dini, në kohë të vështira urdhrat mund të bien midis karrigeve”, tha Kaja Kallas, shefe e Politikës së Jashtme të BE. (A2 Televizion)