Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund të bojkotojë tryezën e paqes në Islamabad

Nga A2 CNN
19 Prill 2026, 18:16 | Bota

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund të

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të minojnë përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes.

Sipas mediave iraniane, përfshirë agjencinë Tasnim News Agency, Teherani mund të mos dërgojë delegacion në raundin e ri të bisedimeve që pritet të zhvillohen në Islamabad, për sa kohë që vijon bllokada detare e vendosur nga SHBA.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se një delegacion i nivelit të lartë do të marrë pjesë në negociata, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance.

Megjithatë, deklaratat e Trump kanë rritur më tej tensionet, pasi ai paralajmëroi se do të “shkatërrojë” infrastrukturën kritike të Iranit, përfshirë termocentralet dhe urat, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Sipas raportimeve, Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen në negociata, ndërsa e kushtëzon angazhimin e tij me heqjen e bllokadës detare.

Kjo bllokadë u vendos nga SHBA pas lëvizjeve të Teheranit për të mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos