“Po helmoni shoqërinë”, Spanja drejt ndalimit të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç

Nga Rosalba Bejdo
3 Shkurt 2026, 16:19 | Bota

“Po helmoni shoqërinë”, Spanja drejt ndalimit të

Spanja planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç dhe të krijojë një ligj që i mban drejtuesit e rrjeteve sociale personalisht përgjegjës për gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre. Këtë e tha të martën kryeministri Pedro Sanchez.

Spanja i bashkohet kështu vendeve si Britania dhe Franca, të cilat po shqyrtojnë masa më të ashpra ndaj rrjeteve sociale, pasi Australia në dhjetor u bë shteti i parë në botë që ndaloi aksesin në këto platforma për fëmijët nën 16 vjeç. Qeveritë dhe rregullatorët në mbarë botën po shqyrtojnë gjithashtu ndikimin e kohës që fëmijët kalojnë para ekranit në zhvillimin dhe shëndetin e tyre mendor.

“Ne do t’i mbrojmë ata nga Perëndimi i Egër digjital" tha Sanchez gjatë fjalimit të tij në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, duke u bërë thirrje vendeve të tjera evropiane të zbatojnë masa të ngjashme.

Si një nga të paktët liderë të qendrës së majtë në Evropë aktualisht, Sanchez i ka kritikuar pronarët e rrjeteve sociale që vitin e kaluar, duke i quajtur ata një “kastë teknologjike” që duhet të mbahet përgjegjëse për “helmimin e shoqërisë” përmes algoritmeve (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos