
Java e parë e shtatorit do të jetë mundësia e parë që Sali Berisha të udhëtojë drejt SHBA-së. IDU i ka dorëzuar një ftesë për të qenë pjesë e Konventës Kombëtare Republikane, e cila do të mbahet më 9 dhe 10 shtator në Dallas, Teksas.
Dokumenti është firmosur nga sekretarja e përgjithshme e IDU-së, Tina Mercep, dhe vjen vetëm gati dy muaj pas lajmit se kryedemokratit i është hequr non grata nga Shtetet e Bashkuara.
Burimet kanë shtuar se selia blu ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për protokollin që ndiqet në raste të tilla.
I pyetur nga A2 CNN, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se nuk ka asnjë koment mbi këtë lajm.
Burime të tjera kanë shtuar se përgatitjet për udhëtimin e parë përtej oqeanit të Berishës kanë nisur dhe se së shpejti do të ketë edhe një reagim zyrtar.
(A2 Televizion)