Presidentja e Meksikës mohon krizën me Spanjën

Nga A2 CNN
19 Prill 2026, 19:54 | Bota

Presidentja e Meksikës mohon krizën me Spanjën

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka mohuar ekzistencën e një “krize diplomatike” me Spanjën, pavarësisht tensioneve të viteve të fundit lidhur me kërkesat për kërkim falje për periudhën e kolonializmit.

Në një samit të liderëve të krahut të majtë në Barcelona, Sheinbaum theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë kaluar në një krizë të vërtetë, ndërsa nënvizoi rëndësinë e njohjes së forcës dhe rolit të popujve indigjenë në Meksikë.

Kërkesat për një ndjesë zyrtare nga Spanja për shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë pushtimit të Meksikës në shekullin e 16-të kanë qenë një temë e ndjeshme, që ka sjellë tensione të vazhdueshme diplomatike.

Gjatë qëndrimit në Barcelonë, presidentja meksikane zhvilloi edhe një takim me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, i cili nuk komentoi publikisht mbi gjendjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Raportet mes Meksika dhe Spanjës u përkeqësuan ndjeshëm në vitin 2019, kur ish-presidenti Andrés Manuel López Obrador kërkoi një kërkim falje për shkatërrimin e perandorisë Azteke dhe vrasjen e mijëra njerëzve gjatë kolonizimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos