Programi bërthamor i padëmtuar? Inteligjenca Amerikane: Lufta nuk ka ndryshuar gjë

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 22:27 | Bota

Vlerësimet e inteligjencës amerikane tregojnë se koha që do t’i duhej Iranit për të ndërtuar një armë bërthamore nuk ka ndryshuar që nga vera e kaluar, kur analistët pohuan se një sulm i përbashkët SHBA–Izrael e kishte shtyrë këtë afat deri në një vit. Këtë e thonë tre burimeve të njohura me çështjen, raporton A2CNN.

Vlerësimet për programin bërthamor të Teheranit mbeten në thelb të pandryshuara edhe pas dy muajsh lufte që presidenti amerikan Donald Trump e nisi pjesërisht për të ndaluar Republikën Islamike të zhvillojë një bombë bërthamore.

Sulmet më të fundit të SHBA-së dhe Izraelit, që nisën më 28 shkurt, janë përqendruar te objektiva ushtarake konvencionale, por Izraeli ka goditur edhe disa objekte të rëndësishme bërthamore.

Fakti që afati mbetet i pandryshuar sugjeron se për të penguar ndjeshëm programin bërthamor të Teheranit mund të jetë e nevojshme të shkatërrohet ose të hiqet stoku i mbetur i uraniumit shumë të pasuruar te Iranit.  Por agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vendndodhjen e rreth 440 kilogramëve uranium të pasuruar deri në 60%.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos