
Në Kiev u dëgjuan shpërthime të forta pasi autoritetet amerikane dhe ukrainase paralajmëruan të shtunën për një sulm të mundshëm raketor rus. Të paktën një person u vra dhe më shumë se 20 u plagosën gjatë një nate sulmesh që goditën gjithashtu ambiente të ndryshme në të gjithë kryeqytetin ukrainas.
U shkatërruan ndërtesa banimi, një konvikt studentor, një qendër shërbimi makinash dhe një qendër tregtare, sipas kryetarit të bashkisë së Kievit Vitali Kliçko, shkruan A2 CNN.
Natën e vonë të shtunën, Forcat Ajrore Ukrainase lëshuan një paralajmërim për “një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (Oreshnik) që po lëshohej”, duke iu referuar një shumëllojshmërie raketash të fuqishme ruse.
Numri i të plagosurve në Kiev është rritur në 21. Sulmi vjen pasi Putin akuzoi Ukrainën për një akt "terrorist", duke pretenduar se dronët ukrainas goditën një konvikt kolegji në Starobilsk, një qytet i pushtuar nga Rusia në Luhanskun lindor të premten, raporton A2 CNN.
Presidenti rus urdhëroi ministrinë e mbrojtjes të dilte me propozime për një përgjigje hakmarrëse. Sipas Agjencise shtetërore ruse te lajmeve TASS numri i "fëmijëve të vrarë në sulmin me dron ukrainas" ishte rritur në 18, duke cituar Ministrinë e Situatave të Emergjencave të Rusisë.
Ushtria e Ukrainës ka hedhur poshtë pretendimin e Putinit dhe ka akuzuar median ruse për qarkullimin e "informacioneve manipuluese" mbi sulmin. Ajo përsëriti se godet "infrastrukturën ushtarake dhe strukturat e përdorura për qëllime ushtarake"
(A2 Televizion)